Lajme

Kuvendi nesër me seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, flasin Osmani dhe Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 05 March 2023

Kuvendi i Kosovës nesër do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të nis në ora 12:00.

Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”.

Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera