Lajme

Kuvendi mban seancë komemorative për Adem Demaçin

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 27 July 2018

Sot do të mbahet seancë komemorative e Kuvendit, për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ndryshe dje vdiq simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi.

Demaçi ka mbajtur njëzet e tetë vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

-Advertisement-

Presidenti Thaçi shpall tri ditë zie për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.

Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili të enjten ka ndërruar jetë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Ligjin nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Ligjin 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe në Ligjin 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës.

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera