Lajme

Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozimin e Qeverisë për pikë të përbashkët kufitare me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 23 December 2023

Zv. kryeministri Artan Grubi ka njoftuar se Kuvendi tashmë ka miratuar propozimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Kosovës.

“Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe databazë të përbashkët.

Një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellët, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Europës”, shkruan Grubi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera