Lajme

Kuvendi i Kosovës thërret seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 March 2018

Pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se debati parlamentar do të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00, shkruan Infokusi.com

“Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit”./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera