Fokus

Kush është Ergysi që përmendet në mesazhet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin?

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 15 October 2024

Gjatë ditës së djeshme (E hënë), janë publikuar disa biseda private në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit dhe Dejona Mihalit, që zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje mban rolin e koordinueses për komitete, shkruan Gazeta Infokus.

Por siç duket roli i saj është shumë më shumë se kaq.

Kjo për shkak se në këto biseda u konfirmuan raportimet e Gazetës Infokus ku kishte publikuar skandalet e asaj kohe të shefit të KEK-ut me kompaninë GEN që lidhej me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

-Advertisement-

Mirëpo kush është Ergysi që përmendet në këto mesazhe?

Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj në një storie komentuese të realizuar ka treguar edhe shumë detaje në lidhje me këto mesazhe të Dejona Mihalit por edhe të ish kryeshefit të KEK-ut, Nagim Krasniqit.

“Kush është Ergysi, A e dini që Ergysi është ish drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë, dmth Dejona Mihali i thotë drejtorit të KEK-ut thirre Ergysin e fol që sot e nesër jetike të mos ketë reduktime fare, dmth Dejona Mihali me sa duket nuk ka ndikim vetëm tek partia në pushtet tek partia e saj VetëVendosja, por ka ndikim edhe tek korporata ElektroEnergjetike e Shqipërisë”, ka treguar gazetari Dakaj në këtë storie.

Mirëpo vlen të theksohet se Gazeta Infokus kishte publikuar në dy hulumtime të ndara se si kompania GEN në të cilën këshilltar ishte Berishaj kishte përfituar nga buxheti i Kosovës konkretisht nga KEK-u mbi 15 milionë euro.

Infokusi kishte publikuar edhe një sërë shkrimesh në lidhje me keqpërdorimet në KEK në kohën e Nagip Krasniqit e ku prej 4 prej tyre, ai edhe po hetohet nga Prokuroria Speciale e për të cilën çështje është intervistuar me orë të tëra edhe Dejona Mihali.

LEXO EDHE: Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin

E për të parë më shumë detaje në lidhje me këto e për mesazhet e Dejona Nihalit me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, ndiqeni storien komentuese të realizuar nga gazetari Shkelzen Dakaj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera