Lajme

Kusari-Lila: Zgjedhjet të mbahen në shkurt, me LVV duhet të kemi koalicion, jo përfshirje në listë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 10 August 2024

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila thotë se zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të mbahen në shkurt të vitit 2025. Sipas saj, propozimi i opozitës që zgjedhjet të mbahen më 26 janar nuk është i favorshëm as për qytetarët, për shkak se fushata zgjedhore nis në kalendarin e festave zyrtare. Ajo nënvizoi se disponimi i koalicionin qeverisës është që zgjedhjet të mbahen më 9 ose 16 shkurt.

Kusari-Lila në një intervistë me KosovaPress flet edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, raportet e kryeministrit Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani, incidentin e të parës së vendit në aeroportin e Shkupit, si dhe për dialogun me Serbinë.

“Muaji janar për arsye subjektive është muaj shumë i gjatë dhe ka festa. Në këto zgjedhje që janë të rregullta fushata është tridhjetë ditore. Vetë fakti i fillimit të fushatës një muaj para datës së mbajtjes së zgjedhjeve duhet të parapërcaktojë orientimin për një datë zgjedhore. Nëse zgjedhjet caktohet më 26 janar, problem përmbajtjesor është që fushata të fillojë më 24 dhjetor, për shkak se është nata e Krishtlindjes. Pastaj hyjmë në javën festive deri në Vitin e Ri, përfshirë pastaj edhe Krishtlindjen ortodokse më 7 janar… Unë si përfaqësuese e Alternativës në atë takim kam propozuar dy data të tjera, 9 shkurtin apo 16 shkurtin. Të dyja lidhen me argumentet se do të ofrojnë mundësi të mjaftueshme edhe për fushatë të mirëfilltë por edhe organizim të procesit zgjedhor…Është publike se s’kanë qenë mbështetës, jo vetëm LVV-ja, por asnjëri prej përfaqësuesve të koalicionit përfshirë edhe partitë jo shumicë siç janë partitë boshnjake që ishin prezentë aty, që kanë deklaruar se data më e përshtatshme për zgjedhje është muaji shkurt”, tha Kusari-Lila.

-Advertisement-

Kusari-Lila, e cila aktualisht është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se dëshiron një kontribut më të madh në hartimin e programit të ardhshëm qeverisës me partinë e Albin Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera