Lajme

Kusari-Lila: Punimet në Parkun Industrial në Frashër po ecin me ritëm të mirë

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 27 July 2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me zëvendësministrat Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti, si dhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, vizituan Parkun Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës për të parë nga afër ecurinë e punimeve, tre muaj pas fillimit të zbatimit të projektit.

Pas takimit në Komunën e Mitrovicës, delegacioni vizitoi vendpunishten ku po ndërtohet parku industrial, me ç’rast u konstatua se punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe po i afrohen përfundimit të infrastrukturës bazike.

Gjatë vizitës, ministrja Kusari-Lila u njoftua se interesimi i bizneseve për të investuar në këtë park tashmë është i madh. Ajo theksoi se MINTI mbetet e përkushtuar për të ofruar infrastrukturë moderne dhe për të krijuar kushtet e nevojshme që investitorët vendorë dhe të huaj të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

-Advertisement-

Parku Industrial në Frashër do të ndërtohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e mjedisit.

Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 48 hektarësh, ndërsa përmes kontratës së re në vlerë prej afro 1 milion eurosh po realizohen investimet e nevojshme në infrastrukturën bazike.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se, krahas funksionalizimit të Parkut Industrial në Frashër, MINTI po planifikon ndërtimin e një parku industrial edhe në komunat veriore të Kosovës, me synim zgjerimin e mundësive për investime, zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim të balancuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy