Lajme

Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 28 March 2024

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë këshill. E këtë kryeministri Albin Kurti po e cilëson si të arritur të madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se dy vjet e gjysmë është bërë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike.

“Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej. Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Tutje Kurti ka falënderuar të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuuan që, siç ka thënë, në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera