Lajme

Kurti viziton vendet e dëmtuara nga reshjet

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 21 May 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të vizitojë vendet e dëmtuara nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Ai fillimisht do të vizitojë fshatin Nëpërbisht të komunës së Therandës, e më pas do të shkojë edhe në Mamushë.

Të reshurat dhe breshëri i rrëbeshëm ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në disa vende në Kosovë. Ngjashëm ka ndodhur edhe në një zonë të Krushës së Madhe, ku si pasojë janë dëmtuar 1.5 hektarë me dredhëza.

-Advertisement-

Sipas njërit nga fermerët që ka kultivuar këtë bimë të butë por edhe të tjera, nuk ka më rendiment për këtë vit pasi kushtet e vështira atmosferike kanë shkatërruar çdo gjë që ishte mbjellë në këtë hapësirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera