Lajme

Kurti uron Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 21 February 2023

Në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim grupin punues për formimin e Njësisë për harmonizim dhe përkthim në Qeverinë e Kosovës, ku tha se shumëgjuhësia është e rëndësishme për multikulturalizmin dhe e ndihmon atë, e tolerancën e zëvendëson me bashkëpunim dhe solidaritet.

Duke uruar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kurti u shpreh se shumëllojshmëria gjuhësore përveçse element i trashëgimisë së pasur kulturore, është edhe mjet për të arritur mirëkuptim dhe bashkëpunim të shtuar ndërkulturor në shoqërinë tonë.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë po ashtu të ditur se duke vlerësuar arritjet në përdorimin e gjuhëve në Kosovë, u theksua angazhimi dhe përpjekjet e përbashkëta për t‘i adresuar mangësitë që ende ekzistojnë.

-Advertisement-

Përveç kësaj, në takim u ritheksua rëndësia e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë, si dhe u vlerësua puna dhe hapat e ndërmarrë deri më tani për themelimin e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo do të lehtësojë qasjen në informata me interes publik, duke siguruar përkthime cilësore të ligjeve dhe akteve nën-ligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Shumëgjuhësia dhe edukimi, u veçuan si thelbësore për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për mësimin rreth kulturës së të tjerëve, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve. U vlerësua themelimi i Programit Ballkanistik në Universitetin e Prishtinës, ku studentë nga të gjitha komunitetet mund t’i mësojnë gjuhët e popujve të Ballkanit.

Në këtë program, të vetmin në rajon, studentë të komuniteteve të ndryshme mësojnë gjuhët e rajonit së bashku, si dhe gjithashtu mësojnë për antropologji, për linguistikë dhe për teoritë e përkthimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera