Lajme

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 22 May 2024

Qeveria e Norvegjisë do të njoftojë sot se do të njoh një shtet të pavarur palestinez, njoftuan transmetuesi shtetëror NRK dhe gazeta Aftenposten, duke cituar burime të paidentifikuara.

Më herët, një burim i njohur me këtë çështje i kishte thënë Reuters se qeveria irlandeze ishte gjithashtu e vendosur të njihte shtetin e Palestinës më vonë gjatë ditës, duke shtuar se kryeministri irlandez Simon Harris do të mbante një konferencë për shtyp në orën 08:00.

Në të njëjtën kohë, në Parlamentin spanjoll pritet të mbajë një fjalim edhe kryeministri Pedro Sanchez. Sanchez kishte treguar javën e kaluar se do të shpallte njohjen e një shteti palestinez nga Madridi të mërkurën.

-Advertisement-

Dublini kishte njoftuar në fillim të prillit se po përgatitej për këtë lëvizje dhe javën e kaluar e bëri të qartë se do të vazhdonte me njohjen e një shteti palestinez në maj. /vizionplus.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera