Lajme

Kurti takon drejtorin ekzekutiv të organizatës ndërkombëtare për Të Drejtat e Njeriut

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 13 September 2022

Të drejtat e njeriut në Kosovë ishin tema e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Anders L. Pettersson, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders.

Kurti ritheksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të Qeverisë, por janë edhe thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.

Ai e njoftoi Pettersson, me veprimet e ndërmarra nga Qeveria lidhur me rritjen e mirëqenies sociale, nëpërmjet rritjes së pagave dhe asistencës sociale, duke veçuar masat e Pakos së përballjes me inflacion.

-Advertisement-

Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera