Lajme

Kurti takon Borrellin, i tregon për pengesat që Serbia u bën prodhuesve nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 06 October 2021

Kryeministri Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell deklaroi se ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës. Po ashtu e njoftoi sërish Borrellin për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve tanë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm tranzit nëpër territorin e Serbisë.

-Advertisement-

Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera