Lajme

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja është aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 02 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar për herë të parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti, përmes një njoftimi, ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar presidentin amerikan për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në Aleancë.

-Advertisement-

“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet”, ka shkruar Kurti

Kryeministri ka theksuar gjithashtu rëndësinë që, sipas tij, kanë Shtetet e Bashkuara për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kurti e ka shoqëruar njoftimin edhe me fotografinë nga takimi me presidentin Trump./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy