Kurti takohet me përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 17 May 2023
Në takimin e ftuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u bisedua për të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022.
Në frymë të partneritetit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile u diskutuan mënyrat e operacionalizimit të rekomandimeve të raportit.
Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për takimin, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile e vlerësuan qasjen proaktive të Kryeministrit Kurti për takimin tashmë tradicional, të rregullt vjetor.
Kryeministri Kurti theksoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për të drejtat e njeriut, barazi dhe gjithëpërfshirje.
Ai përmendi zhvillimet për drejtësi, duke theksuar Vetingun në sistemin e drejtësisë, miratimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit, aprovimin nga Komisioni i Venecias të ndryshimeve për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe miratimin në Kuvend të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Për barazi shoqërore e gjinore dhe parandalim dhe luftim të dhunës kundër grave dhe vajzave, u veçua miratimi i Strategjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, lansimi i Protokollit Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, si dhe ndryshimi i Kodit Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje.
U bisedua për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar institucional dhe jashtë institucioneve, ndalja në shkallë të madhe e veprimeve kriminale në kuadër të institucioneve dhe jashtë tyre, po përcillet me vlerësime të larta edhe në raporte ndërkombëtare.
U tha se në këto dy vite qeverisje, renditja e Kosovës është përmirësuar për 20 vende në Transparency International për luftën kundër korrupsionit, 22 vende në Lirinë e Shtypit Botëror sipas indeksit të Reporterëve pa Kufi. Jemi renditur të parët në Ballkan, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përparimin në të drejtat politike dhe liritë civile, e po ashtu të parët në Ballkanin Perëndimor për Sundimin e Ligjit për dy vjet radhazi nga World Justice Project.
Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria vazhdon të jetë e angazhuar për gjithëpërfshirje dhe barazi. U theksua procedimi në Kuvend i propozimit për përfshirjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.
Në takimin e përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, si dhe përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut: Marigona Shabiu (YIHR), Afrim Maliqi (HANDIKOS), Gzim Shala (IKD), Luljeta Demolli (QKSGJ), Senad Ibishi (VoRAE), Blert Morina (CEL), Rrustem Gashi (Hendikos) dhe Ilir Vitija (YIHR).

Të tjera
-
Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani
13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qy...
-
Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:0...
-
Lot krokodili nga Hekuran Murati për Prishtinën: Albin Kurti dhe Qeveria e tij kurrë nuk rishikuan buxhetin që 5 vjet
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të hedh akuza nda...
-
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin...
-
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Deputeti i LDK-së, Paris Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën...
-
Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike ...
-
Halimi i del në mbrojtje Ramës pasi e thumboi Kurti: Mendësi shpelle, e pabesueshme ku kemi përfunduar
Drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur sh...
-
Rama i kërkon t’ia zhbllokojë buxhetin, Kurti bën fushatë kunder tij: Gjeje një punë tjetër në vjeshtë – Nagavci i bëhet argat
Një ceremoni për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë, u shnd...
-
Kurti insiston: Le ta provojmë votimin e fshehtë, ose fiton Albulena, ose e sjellim një emër tjetër
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vendosjes së gurthemelit të një çerd...
-
Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Fermerë nga e gjithë Kosova janë ftuar të marrin pjesë në një protestë më 2 k...
-
Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit
Në Gjykatën Themelore të Pejës, po zhvillohet seanca fillestare ndaj policit ...
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy ar*më zja*rri dhe th*ikë
Një person është arrestuar në rrugën ”Jakup Ferri” në Prishtinë, pasi gjatë n...