Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte kundër dy serbëve

Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 30 June 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër.
Të pandehurit J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake e policore serbe, kanë kryer vrasjen e dy civilëve shqiptarë, R.E dhe M.H. Ata gjithashtu akuzohen për dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave, si dhe për plaçkitjen e pasurisë së tyre.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për autoritetet e drejtësisë kosovare.
Institucioni i akuzës theksoi se mbetet i përkushtuar në ndjekjen e krimeve të luftës për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të garantuar llogaridhënie sipas standardeve ndërkombëtare.

Të tjera
-
Gjykata refuzon kërkesat e PDK-së dhe Odës Ekonomike për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur energjetik
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Themelore në P...
-
Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti t...
-
Lirim Mehmetaj reagon për financimin e BIRN-it nga Qeveria: “Jeta Xharra merr 225 mijë euro, ku mbetet objektiviteti?”
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas zbulimit të dokumenteve zyrtare...
-
Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan në Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të komunës s...
-
Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Një rreshter dhe katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për vrasjen...
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pas...
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...