Lajme

Kurti takohet me Kryetarin e Presidencës në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 07 April 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se në takim ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përmes kësaj komunikate kanë treguar së është diskutuar mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

-Advertisement-

“Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër. Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera