Kurti takohet me ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack
Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 01 December 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot në një takim miqësor miken e vendit tonë, ish-deputeten e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së gjermane dhe ish-presidenten e Grave të EPP-së, Doris Pack.
Kryeministri Kurti dhe znj. Pack, që njihen tash e 25 vjet, folën për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë. Kryeministri Kurti e njoftoi Pack për prioritetet e Qeverisë, me theks investimet e huaja dhe planet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë këtij muaji. Ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Pack sot u nderua nga Kolegji AAB me çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime. Duke e uruar atë për çmimin dhe falënderuar për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm për popullin dhe vendin tonë, kryeministri Kurti tha se jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë.
Në takim, znj. Pack ishte e shoqëruar nga Behare Sahitaj, Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe Prorektorja për Bashkëpunim, Venera Llunji.
Të tjera
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...