Lajme

Kurti takohet me homologun japonez, e falënderon për ndihmën në zhvillimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 28 September 2022

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka.

Kurti tha se homologut të tij i shprehu edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe dhe se e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Tutje i pari i Qeverisë tregoi se e ka ftuar kryeministrin Kishida për vizitë në Kosovë.

“Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, përfundoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera