Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 01 October 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Shefi i qeverisë tha se ky vendim rrëzoi akuzat e pabaza për trafikim organesh dhe krimet kundër njerëzimit teksa shtoi se Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare.
“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. E para pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë” dhe trafikimin e organeve as nuk bën pjesë e aktakuzës. E dyta akuzat për krimet kundër njerëzimit dhe sulmet e gjëra sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan dhe e treta Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, tha fillimisht Kurti.
Ai pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Gjykata Speciale solli disa konkludime të cilat, siç tha, kanë gabime faktike, historike dhe juridike.
Kurti tha se këto gabime duhet të korrigjohen në Apel.
“Në të njëjtën kohë kemi shqetësime serioze për konkludimet tjera, besojmë se ato përmbajnë gabime faktike, historike dhe juridike dhe presim që këto të korrigjohen në apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të përjetohet si e paanshme. Rreth 20 mijë njerëz janë viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe shumë kryerës nuk janë ndëshkuar, Kosova kërkon drejtësi për çdo viktimë, për çdo krim dhe për çdo kryerës. Ne nuk mund të lejojmë barazimin e përgjegjësisë së fajësisë për shkak se dikush dëshiron të krijojë narrative alternative”, theksoi kryeministri Kurti./

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































