Lajme

Kurti: Si opozitar kurrë s’e kam kritikuar qeverinë për migrimin në këtë mënyrë, s’doja që ta rris

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 16 February 2023

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për largimin e të rinjve nga vendi dhe se çfarë masa do të ndërmarrë për ta ndalë këtë dukuri.

Ai tha se në pushtet erdhën me parullën punësim dhe drejtësi, duke thënë se për dy vjet qeverisje të tij ka pasë progres në këto dy fusha.

Por, për migrimin Kurti tha se është një problem që s’ndreqet shpejt.

-Advertisement-

Këtu Kurti tha se sa ka qenë në opozitë asnjëherë s’e ka kritikuar qeverisjen në këtë mënyrë për çështjen e migrimit, sepse s’ka dashur që ta rrisë atë.

“Unë kam qenë në opozitë, por kurrë nuk e kam kritikuar në këtë mënyrë qeverisjen për migrimin sepse kurrë nuk kam dashur që ta rris migrimin. Është e domosdoshme që të mos flitet për migrimin në një mënyrë dëshirore që të rritet ai”, tha Kurti në Kuvend.

Ai foli edhe për problematikën.

“Migrimi i qytetarëve në shekullin e kaluar ka qenë rezultat i shtypjes politike e shfrytëzimit ekonomik, sepse kemi qenë në okupim dhe natyrisht që ka vazhduar edhe pas çlirimit dhe pas shpalljes së pavarësisë për shkak të mungesës të vendeve të punës. Kemi papunësi ciklike dhe strukturore. Nuk do të mund ta rregullojmë shpejt, por ajo që do të bëjmë ne është me gjithë dijeninë e fuqinë tonë ta lidhim tregun e punës me arsimin profesional që ta zbusim papunësinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera