Kurti: Rrëmbimi i policëve agresion i Serbisë ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 15 June 2023
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rrëmbimi i tre policëve në territorin e Kososvës nga njësitet speciale ushtarake të Serbisë përbën agresion ndaj shtetit demokratik të Kosovës. Ndërkohë që ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të rritë presionin ndaj Serbisë për të ndalur agresionin ndaj Kosovës dhe për të liruar policët e kidnapuar.
Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se rrëmbimi i policëve ka ndodhur thellë në territorin e Kosovës, 1 km larg kufirit në njërën anë, dhe 600 metra larg në pjesën veriore dhe 300 në pjesën tjetër.
“Ata nuk kanë mundur të kalojnë tutje siç pretendon Serbia. Ata nuk janë arrestuar në Serbi, por janë kidnapuar në Kosovë… Aty janë gjetur gjurmë të këpucëve dhe pranga në drejtim të Serbisë, pikërisht aty ku ka ndodhur kidnapimi. Ajo që më habit është që edhe përkundër shpërfaqjes së të vërtetës KFOR-i nuk del ende me sqarim se ku është ky vend”, tha ai.
I pari i ekzekutivit theksoi se institucionet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
“Cenimi i djeshëm nga Serbia na detyron të rrisim kontrollet kufitare dhe mund të përfshijnë ndalesën e udhëtimit në momentin kur rrezikohet siguria… Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë dhe ju bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë për agresionin ndaj Kosovës dhe lirimin e policëve”, ka thënë ai.
Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të gjitha sulmet që po i bën ndaj Kosovës.
Sipas tij, bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë të cilat kanë hyrë në Kosovë.
“Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë vlera të demokracisë. Javën e kaluar Republika e Kosovës është përballur me tentativa për deeskalim të situatës në vend, të cilat vijnë nga Serbia. Ajo që kemi parë janë grupet e maskuara të dirigjuara nga Beogradi, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët. Këta janë hapa të turpshëm të Beogradit pas veprimeve tona. Ndonëse në dy vitet e fundit jemi ballafaquar me sulme te grupeve kriminale në veri të vendit, dy javët e fundit ato janë intensifikuar. Kidnapimi i djeshëm është planifikuar nga njësiti special i ushtrisë serbe ‘Kobra’”, tha Sveçla.
Ai u shpreh po ashtu se edhe protestat në veri nuk janë të qytetarëve serbë, porse të grupeve kriminale si “Mbrojtja civile”, “Ujqit e natës” dhe të tjera.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...