Lajme

Kurti pyetet se a është i kënaqur me punën e Gjykatës Speciale: Kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 18 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Estoni ku u takua me kryeministren e këtij vendi, Kaja Pallas. Pas takimit pati edhe një konferencë për media ku Kurti u pyet nga një gazetar i një mediumi në Estoni nëse është apo jo i kënaqur me punën e Gjykatës Speciale.

“Sa jeni të kënaqur me punën e prokurorëve në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Kosovë? A ju shtua stabiliteti Kosovës? , ishte konkretisht pyetja që gazetari i bëri Kurtit.

E Kurti duke iu përgjigjur kësaj pyetje ka thënë se tribunat ndërkombëtare janë te nevojshme mirëpo që nuk e ndjen se është arritur drejtësia duke qenë se në Kosovë u vranë burra, gra e fëmijë.
“Në ish-Jugollsavi rreth 150 mijë joserbë janë vrarë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë dhe për fat të keq në Serbi, asnjë 150 njerëz nuk kanë shkuar prapa grilave. Bashkësia ndërkombëtare, BE, vendet demokratike nuk mund të mbështeten në gjykatat e një vendi të vetëm. Për këtë arsye tribunalet ndërkombëtare janë të nevojshme. Ish-Jugosllavia kishte një tribunal të veçantë ndërkombëtar në Hagë, i cili ka sjellë disa rezultate, por ende shumë punë mbetet për t’u bërë”.

-Advertisement-

“Vetëm në vendin tim në Kosovë, 10 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë, 10 përqind prej tyre fëmijë, janë dhunuar shumë gra, 120 mijë shtëpi janë djegur apo dëmtuar, 860 mijë refugjatë është dashur të ikin për shkak të gjenocidit të Serbisë dhe nuk ndiejmë që drejtësia është përmbushur. Ne do të forcojmë institucionet tona në Kosovë dhe përpiqemi t’i dënojmë kriminelët e luftës dhe kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sepse çdo gjë tregon se pajtimi dhe paqja e qëndrueshme pa drejtësi nuk mund të arrihet”.

Prandaj, Kurti rekomandoi që të krijohet një tribunal për viktimat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Besoj se duhet të ketë një tribunal ndërkombëtar për viktimat e agresionit rus dhe invasionit që filloi nëntë muaj më parë.

“Ne do forcojmë institucionet tona por do kërkojmë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve”, shtoi Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera