Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, József Bencze

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 12 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, József Bencze.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të hënën.

‘”Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim, ku dhjetra studentë nga Kosova po studiojnë në Hungari dhe në kulturë ku përmes marrëveshjeve të ndryshme po zgjerojmë bashkëpunimin“.

-Advertisement-

”Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Bencze suksese në angazhimet e tij të radhës“, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera