Lajme

Kurti priti në takim 50 ndërmarrës nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 30 April 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë takuar 50 ndërmarrës nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Në fjalën e tij Kurti u shprehu mirëseardhje dhe i njoftoi ata për indikatorët pozitivë ekonomikë, që t’i sigurojë që ia vlen të investojnë në Kosovë, dhe se investimi dhe biznesi i tyre, edhe do të këtë sukses edhe do të jetë i qëndrueshëm.

“Më vjen keq, por edhe më vjen mirë, që nuk mund të takohemi në zyrën time në ndërtesën e Qeverisë, sepse jeni një delegacion shumë i madh, ashtu siç jeni edhe shumë të rëndësishëm. Por, që është edhe më interesante, jeni grup tejet i larmishëm dhe kjo është arsyeja pse mezi pres që të dëgjoj se si i keni kaluar dy ditët e fundit në Kosovë, çfarë përvojash keni pasur dhe çfarë përshtypjesh keni krijuar për Kosovën.

-Advertisement-

Kam dëgjuar që për shumicën prej jush kjo është hera e parë që jeni në Kosovë – kështu që shpresoj që jeni të befasuar për të mirën që ofron Kosova, dhe keni pasur mundësi të vizitoni vende të ndryshme. E di që në agjendën tuaj keni pasur vizita në disa Start Up-e, në shkolla të kodimit, si dhe që keni vizituar kompani gjermane këtu në Prishtinë, sikurse ajo “Celonis””, ka thënë Kurti.

Gjithashtu ai u tregoi ndërmarrësve gjermanë edhe për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – një projekt gjermano-kosovar. Këtë vit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do ta mbështesë sërish me 3 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera