Kurti prezanton tri vërejtjet e tij për aktgjykimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 30 September 2026
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar tri vrejtjet e tij karshi aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kurti, para së gjithash, bëri të ditur se janë në pritje të një opinioni ligjor nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, shkruan Insajderi.
I pari i ekzekutivit tha se vërejtja e tij e parë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është nocioni “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, për të cilën tha se duhet të korrigjohet në Gjykatën e Apelit.
Kurti më tej tha se vërejtja e dytë e tij është qasja mono-etnike e Gjykatës si dhe mungesa e transparencës në gjykim.
“Ju e dini që zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, si i mbijetuar i Masakrës së Dubravës ka bërë një kallëzim penal në Dhomat e Specializuara, në mënyrë që ta trajtojnë edhe çështjen e Masakrës së Dubravës. Që nga prilli i vitit 2023, pra tri vjet e gjysmë, s’ka marrë asnjë përgjigje. Ky është karakteri mono-etnik bashkë me mungesën e transparencës”, deklaroi Kurti.
Kryeministri më tej tha se e treta është pasaktësia historike dhe faktike është vërejtja e tij e tretë karshi aktgjykimit që u dha nga kryetari i panelit të gjyqtarëve, Charles Smith.
“I treti natyrisht janë ato pasaktësitë faktike dhe historike që u gjykuan më 16 shtator. Le të mos harrojmë se atë ditë janë lexuar dhjetëra faqe, por vendimi i plotë është mijëra faqe. Ndoshta është lexuar një përqindje një-shifrore e vendimit të përgjithshëm dhe është çështje javësh kur do të dalë verdikti i plotë dhe unë dyshoj që ndokush edhe prej ekipeve të mbrojtjes që ka arritur ta lexojë në plotni dhe saktësi të gjithë verdiktin”, deklaroi ai.
Kësisoj, Kurti tha se karshi Apelit Kosova duhet t’i unifikojë qëndrimet edhe me Shqipërinë.
“Në mbrojtjen që duhet t’ua bëjmë si shtet dhe si shoqëri, por unë do të thosha edhe si Shqipëri, sepse ju e dini se gjenocidi i Serbisë në Kosovë nuk ka ndodhur pse thjesht jemi të Kosovës, por për shkak se jemi shqiptarë. Ju e patë se në aktgjykim u përmendën 14 komuna të Kosovës, por edhe dy në Shqipëri. Prandaj duhet të jemi bashkë, jo vetëm spektri politik në Kosovë, bashkë si shoqëri padyshim por edhe bashkë me Shqipërinë”, tha Kurti

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































