Lajme

Kurti pret në zyrë Escobarin dhe Lajçakun

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 24 August 2022

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka takuar dy emisarët e ShBA-së dhe BE-së për dialogun me Serbinë.

Në zyrën e tij Kurti i ka pritur përfaqësuesin e Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Paraprakisht dy emisarët kanë takuar presidenten Vjosa Osmani. Përderisa dy personat më të rëndësishëm në dialog do të takohen edhe liderë të opozitës.

-Advertisement-

Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje në Bruksel më 18 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera