Lajme

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 02 October 2026

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Zyra e Kryeministrit tha se Kurti vlerësoi “zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe rezultatet konkrete që kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës”.

Në takim u diskutua për vazhdimin e këtij momentumi dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks të veçantë në Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe në fusha si infrastruktura, teknologjia dhe energjia. U diskutua gjithashtu për rrugën europiane dhe proceset integruese.

-Advertisement-

ZKM tha se Kurti në këtë takim ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.

“Kurti i uroi ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy