Fokus

“Kurti po e përçan Preshevën”, Visar Memeti nga Alternativa i kundërpërgjigjet kryeministrit pas tubimit për Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën

Autori: H. Smajli 14:27 | 31 May 2024

Visar Memeti nga Alternativa për Ndryshim, kandidati për kryetar të Preshevës i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pasi ky i fundit mori pjesë në tubimin që u organizua nga Partia për Veprim Demokratik, kryetare e të cilës është këshilltarja e Kurtit, njëherit edhe kandidate për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani.

Memeti në një intervistë për Gazetën INFOKUS ka thënë se Presheva e ka parë Kurtin si një figurë unifikuese mirëpo sipas tij ai po e bën të kundërtën.

Ai ka thënë se kryeministri me përkrahjen që i bëri partisë së këshilltares së tij, po bën jo vetëm përçarjen e partive por edhe shqiptarëve të Luginës.

-Advertisement-

“Kjo ka fillu me zgjedhjet parlamentare që ishin në fund vit në vitin e kalum mirëpo dallon pak prej kësaj here, atëherë ka qenë një bllok, pra struktura ka qenë e ndamë në blloqe mirëpo këtë herë prej 6 partive të cilat garojnë në komunën e Preshevës posaçërisht, kryeministri Kurti e përkrah vetëm një parti, kështu që kjo është shqetësuese për neve si Luginë duke e pa që gjendemi në një pozitë bajagi të vështirë, duke e ditë pasivizimin e adresave dhe gjendjes qysh e ka Lugina e Preshevës. E në këtë rast në vend që kryeministri Kurti me qenë figurë unifikuese në Luginën e Preshevës ai po ë bën të kundërtën”, ka thënë Memeti.

Ndiqni intervistën e plotë me të parin e partisë Alternativa për Ndryshim në Preshevë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera