Kurti: Plani i zbatimit duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 15 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.
I pari i Qeverisë i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister, gjatë qëndrimit në Strasburg.
Në takim po ashtu u diskutua për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët.
Kurti dhe McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel
Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimet e ndara do të zhvillohen duke filluar në ora 10:00.
“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...