Lajme

Kurti përzihet në zgjedhjet në Zvicërr

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 23 September 2023

Pavarësisht kritikave të shumta për përzierje në zgjedhjet e një shteti tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Zvicrës. Ai sot është lajmëruar nga organizimi i Partisë Socialdemokrate zvicerane të mikut të tij Cedric Wermuth, që po mbahet në prag të zgjedhjeve atje.

Ai ka falënderuar Wermuthin për mundësinë që t’i flasë diasporës shqiptare atje.

“Faleminderit Cedric Wermuth, Bashkëkryetar i Partisë Social Demokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë.

-Advertisement-

Diskutova progresin e Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqës për investime”, ka shkruar Kurti.

 

Thank you to Cedric Wermuth, 🇨🇭Social Democratic Party Co-Chair, for the opportunity to speak to our diaspora. I discussed 🇽🇰’s progress in areas such as aid for new mothers, student scholarships & land protections, reforms that make it more equitable & attractive for investment. pic.twitter.com/jsJVeFLzqo

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera