Lajme

Kurti përkrah Kusari-Lilës premton funksionalizimin e aeroportit dhe aksin Gjakovë-Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 26 September 2021

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti sot ka vizituar Komunën e Gjakovës.

Bashkë me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u takuan me pronarë të biznesve.

Kurti nga atje tha se Gjakova i ka dhënë shumë Kosovës për zhvillim ekonomik andaj e kanë me borxh që tia kthejnë.

-Advertisement-

Kurti po ashtu tha se janë të vendosur që ta bëjnë Aeroportin e Gjakovës siç e kanë thënë në zotimin e tyre në programin elektoral për një aeroport i cili përdoret për karbo e gjithashtu edhe për fluturime të lira.

Tutje, Kurti premtoi edhe funksionalizimin e aksit Gjakovë-Shkodër.

Ndërsa Kusari-Lila u shpreh se komuniteti i biznesit e ka një vend të veçantë në agjendën zhvillimore të Qeverisë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera