Kurti për Vuçiqin: Nuk distancohet nga Millosheviqi e as nga Putini
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 05 May 2022
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka joformale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë e pas saj. Sipas tij, Vuçiq nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.
Kurti paralajmëroi se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por do të jetë në nivel të kryenegociatorëve.
“Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak, takim që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha”,ka thënë Kurti.
Intervista e plotë për RTK-në:
Pyetje: Kryeministër, si kaloi takimi i sontëm?
Kurti: Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak, takim që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha.
Pyetje: Pra po presim një takim të ardhshëm, njëjtë në nivel kryenegociatorësh, mirëpo jo në nivel liderësh kur flasim për Brukselin?
Kurti: Takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, do të jetë në nivel të kryenegociatorëve, pra zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, me 13 maj do ta takojë homologun e tij në Bruksel dhe do të vazhdojnë diskutimet dhe shqyrtimet, por është e qartë se Kosova është në të drejtën e saj dhe tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të kemi zgjidhje e marrëveshje.
Pyetje: Pra, kryeministër është e njëjta frymë sikurse në takimin parë dhe të dytë?
Kurti: Po e ritheksoj se qëndrimet janë të vjetra dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të kemi një marrëveshja të re çfarë i nevojitet jo vetëm raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Ballkanit në përgjithësi e do te thosha edhe Bashkimit Evropian.
Pyetje: Pra nuk mund të presim një takim liderësh së shpejti në Bruksel?
Kurti: Mund të ketë takim, varësisht se si shkon takimi i kryenegociatorëve me 13 maj.
Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz me të cilin mbajti edhe një konferencë për media. Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë./rtk/
Të tjera
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...
-
Arifi flet me mllef për Kurtin: Është “rak”, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jem në operacionin që do ta largojë nga trupi
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Luginë...
-
“Auu kuku nanë” – Qytetari e përjeton rëndë paradën e krenarisë në Prishtinë
Java e Krenarisë në Prishtinë do të fillojë në ora 18:00, shkruan Gazeta Info...
-
Reagon Gazmir Raci pas kritikave të shumta që po paguhet 2 mijë euro nga qeveria
Një reagim tejet i madh në publik u bë pasi u raportua që analisti Gazmir Rac...