Lajme

Kurti për udhërrëfyesin për energjinë: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 22 June 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se udhërrëfyesi për energjinë i miratuar dje në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, mundëson që buxhetit të shtetit t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit.

“Katër komunat në veriun e Kosovës, do të kalojnë në një rend të rregullt të furnizimit, faturimit dhe inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës”.

“Udhërrëfyesi i dakorduar në takimin e djeshëm në Bruksel do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. E me zbatimin e këtij udhërrëfyesi, do të mundësohet përfundimi definitiv i një problematike të trashëguar, tё pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit”.

-Advertisement-

Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka theksuar se i kanë trashëguar shumë gjëra që nuk kanë dashur, ai thotë se janë duke bërë më të mirën me atë çfarë kanë trashëguar.

“Siç jemi zotuar, pas 20 vitesh po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë. Ky sektor është prioritar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, pasi prekë çdo aspekt të jetës së qytetarëve tanë”.

“Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme të zhvillimit të një Strategjie Kombëtare të Energjisë, në mënyrë që sektori ynë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik – tranzicion i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera”.

“Strategjia e Energjisë 2022-2031, po finalizohet përmes proceseve demokratike, transparente e gjithëpërfshirëse. Ministrja jonë e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, po vazhdon konsultimet publike anëmbanë Kosovës për draftin e Strategjisë së Energjisë, si dhe shqyrtimet e vazhdueshme me profesionistë dhe ekspertë të shumtë. Andaj shpresoj që sa më shumë qytetarë do të bashkohen në këto diskutime, që të kemi një strategji e cila u shërben më së miri të gjithëve, e një sektor të energjisë që furnizon e trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët”,ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera