Kurti për telefonatën me Chollet: Diskutuam për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 11 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për bisedën telefonike që ka pasur dje me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit Derek Chollet.
Kryeministri ka thënë se ia ka përcjellur edhe Derek Cholletit, rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, të cilin Kurti thotë se Kosova e ka pranuar si bazë të mirë për bisedime të mëtutjeshme.
“Mbrëmë me Chollet, diskutuam për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, 🇪🇺 dhe integrim në NATO”, ka shkruar Kurti.
Në komunikatën më të zgjeruar që gjatë ditës e lëshoi Qeveria, thuhet se Kurti ia ka konfirmuar zyrtarit të lartë amerikan gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze. Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.
Chollet dje tha se ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Kurti që ta pranojë propozimin evropian për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë
I njëjti ka kërkuar që ky plan të implementohet, në mënyrë që të vijnë tutje benefitet.
“Fola sot me kryeministrin Albin Kurti. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Tani na duhet implementimi për të siguruar përfitime domethënëse për të dy vendet”, njoftoi Chollet në Twitter.
Për këtë telefonatë shkroi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier ka thënë se ShBA mbështet plotësisht hapat e ardhshëm që do të merren konform propozimit evropian, derisa shtoi se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, pranimin e propozimit evropian e bëri pas një darke pune me emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solidë për të ecur tutje”, njoftoi Kurti.
Gjatë kësaj jave në seancën e Kuvendit, Kurti ka dhënë detaje rreth planit-franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve.
Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman, tashmë i njohur si plani i BE-së nuk është marrëveshje finale, por marrëveshje bazë, të cilën Kosova e konsideron si bazë të mirë për bisedime të mëtutjeshme.
Por, Kurti ka thënë se aty ka paragrafë që pikërisht i referohen njohjes de facto.
Sipas kryeministrit Kurti, deri më sot Kosova nuk ka pasur një propozim në të cilin janë konceptet evropiane e demokratike me vlera universale, siç është plani i BE-së.
Kurti ka folur edhe për kapitullin e fundit që flet për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Ai thotë se në Beograd po bëhet luftë politike që njëra pikë të vendoset para të tjerave që Asociacioni të jetë parakusht e në qendër.
Ai ka shtuar se propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për Kosovën sepse Asociacionin nuk e ka parakusht as në qendër.
Të tjera
-
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës
Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për...
-
Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovic...
-
Ahmetaj: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka s...
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...
-
Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim
Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evrop...
-
Qeveria konfirmon se Kurti të enjten është në Mal të Zi për Samitin me liderët rajonalë dhe të BE-së
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjes...
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...