Lajme

Kurti pas takimit me Escobar: Ata që janë në anën e Amerikës, janë në anën e së vërtetës

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 19 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për tema të ndryshme përfshirë edhe krizën me energjinë elektrike.

“Folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dy palëshe, partneritetin, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, procesin e dialogut me Serbinë dhe rrugën përpara”.

-Advertisement-

Kurti theksoi se përmes gatishmërisë për takime dhe vullnetit për marrëveshje Kosova ka treguar se është palë konstruktive në dialog.

“Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. E mirëpresim angazhimin e Amerikës në këtë proces. Rreshtimi i Kosovës me Amerikën përbëjnë dëshminë e partneritetit tonë dhe dallimin me ata që nuk u rreshtuan në anën e së vërtetës dhe të drejtës”, përfundoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera