Kurti në tryezën e rrumbullakët“Pakicat në Kosovën e pavarur”: Kosova është shteti ynë i përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 16 February 2023
Kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në shënim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, të organizuar nga Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redzepi.
Në fjalën e tij, Kurti tha se takimi i sotëm përfaqëson simbolikisht atë që Republika e Kosovës në të vërtetë po e jetëson, pra ndjenjën e përbashkësisë dhe pjesëmarrjes për të gjithë.
“Kosova është shteti ynë i përbashkët ku të gjithë duhet të ndjehemi plotësisht të barabartë dhe të padiskriminuar mbi asnjë bazë”, u shpreh ai.
Kryeministri shtoi se në dy vitet e fundit, qeveria jonë ka mbështetur të gjitha komunitetet, përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara.
Ai shprehu mirënjohje ndaj secilit për angazhimin e palodhshëm, për kontributin e pa kursim dhe për rolin e çmueshëm në institucione dhe në shoqëri, dhe u uroi 15- vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës me thirrjen që të gjithë së bashku të forcojmë ndjenjën e dashurisë, dhe ta shtojmë angazhimin e punën në shërbim të vendit.
Urimit për 15-vjetorin e Pavarësisë iu bashkëngjit edhe zëvendëskryeministrja Redzepi duke thënë se “sot të gjitha komunitetet jo shumicë urojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, së bashku me mesazhin për paqe, tolerancë, harmoni dhe jetës së përbashkët”.
Krahas tre ministrave të kabinetit qeveritarë që vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Qobaj dhe deputeti shtetëror në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shemsedin Mehmetoviq, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...