Lajme

Kurti në konferencën për siguri kibernetike: Qeveria po adreson rreziqet kibernetike

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 January 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.

Kurti tha se transformimi digjital në të cilin po punon qeveria do të sjell benifite të shumta si për shtetin ashtu edhe për shoqërinë, teksa shtoi se digjitalizimi i administratës publike mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e bizneset.

“Për transformimin digjital ka sfida e rreziqe. Përderisa qeverisja dhe ekonomia e digjitalizuara bëhen gjithnjë e më shumë të varura nga mirëfunksionimi i rrjeteve dhe sistemeve të informacioneve, siguria e hapësirës kibernetike bëhet me rëndësi qenësore për funksionimin e shtetit”.

-Advertisement-

“Sulmet kibernetike sot kanë potencial për të shkaktuar dëme me shtrirje të gjërë, duke filluar nga rënia e uebfaqeve, degradimi e ndërprerja e shërbimeve elektronike e deri te cenimi i funksionimit të infrastrukturës kritike dhe rrezikimi i sigurisë kombëtare”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se qeveria është duke i adresuar rreziqet e sigurisë kibernetike përmes një angazhimi, siç tha ai, shumëdimensional.

“Kësisoj në tetor të vitit të kaluar kemi miratuar ligjin për siguri kibernetike, dhe ligji tash është aprovuar në lexim të parë në kuvend. Ky ligj përcakton përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera