Lajme

Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kosova qëndron me botën demokratike

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 15 September 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka thënë se Kosova çdo herë qëndron me botën demokratike në mbrojtjen e vlerave, ndaj atyre që tentojnë t’i minojnë apo shkatërrojnë ato.

Kurti, rikujtoi të gjitha vlerat që bashkojnë të gjitha demokracitë, njofton Klankosova.tv.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, le të kujtojmë vlerat që bashkojnë të gjitha demokracitë, të tilla si mosagresioni, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Sot dhe çdo ditë Kosova qëndron me botën demokratike në mbrojtjen e këtyre vlerave ndaj atyre që tentojnë t’i minojnë apo shkatërrojnë ato”, shkroi Kurti

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera