Lajme

Kurti: Na ka mbetur vetëm të takohemi me Mustafën dhe të ndajmë postet

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 13 November 2019

Kryetari i VV-së, Albin Kurti  ka thënë se në mes të LDK-së dhe kësaj partie për koalicionin qeverisës dhe formimin e qeverisë kanë mbetur vetëm edhe ndarjet e funksioneve pozitave dhe ministrive.

Ai tha se ka mbetur të takohen me Isa Mustafën liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të merren vesh për këtë.

“ Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, tha Kurti para mediave./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera