Kurti merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 17 February 2023
Në Munih, nga sot deri të dielën do të mblidhen 40 krerë shtetesh dhe qeverish si dhe rreth 100 ministra.
Arsyeja është Konferenca e përvitshme e Sigurisë, ku këtë vit në fokus do të jetë agresioni rus në Ukrainë.
Hapjen e konferencës do ta bëjë përmes një video-fjalimi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa pjesëmarrës, përveç kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të jenë edhe shumë liderë të vendeve të fuqishme, nga zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron e shumë të tjerë, raporton Klankosova.tv.
Vlen të theksohet se në këtë konferencë, për herë të parë në mbi 20 vjet nuk do të jetë pjesëmarrëse Rusia.
Ndërkaq, Klankosova.tv nga burime brenda kabinetit qeveritar merr vesh se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Aty pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të ketë një takim sot në mbrëmje me Scholzin dhe Macronin, ku temë kyçe do të jenë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Vetë Vuçiqi ka deklaruar ditë më parë se do të jetë i pranishëm, duke thënë se “do të marrë pjesë vetëm që Kurti të mos bëjë çfarë të dojë” atje.

Të tjera
-
Haziri për Kurtin: S’mund të flitet për zgjidhje politike, ka tentuar ta kthejë kundër meje bashkëpunëtorin tim
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka akuzuar lide...
-
“Osmani po takohet me njerëz të LDK-së, PDK-së e AAK-së për t’i siguruar votat edhe për një mandat”
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e ...
-
Ukraina thotë se është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në
Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë Shteteve...
-
Në kongresin e EPP, Abdixhiu takon Berishën: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takua...
-
Vendimi PDK-së për t’i shkuar në takim Kurtit, Muharremi: S’është i lehtë, por i duhur
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kos...
-
Policia: Vazhdojnë kërkimet për gruan e zhdu`kur në Runjevë
Policia e Kosovës në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi rajonale dhe institucio...
-
Memli Krasniqi i shkon nesër Albin Kurtit në takim
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të shkojë nesër në takimin ...
-
E ngjashme me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit
“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dh...
-
Përparim Rama thotë se Albin Kurti i tha “hajde me ne”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se Albin Kurti i ka thënë se...
-
Enver Hoxhaj në Katar: Diplomacia sot kërkon qasje të re
Në Forumin Global të Sigurisë që po mbahet në Katar, me pjesëmarrjen e liderë...
-
Miftaraj: Kurti u vonua me ftesa, por me rëndësi të mos keqpërdoren për interesa partiake
Ftesa e fundit e kreut të VV’së Albin Kurti, drejtuar liderëve të PDK-së dhe ...
-
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e dy personave, dyshohet se kryen një vjedhje
Policia e Kosovës më saktësisht Njësiti i Hetimeve të stacionit të Drenasit, ...