Lajme

Kurti me ftesa të reja, kërkon takim të përbashkët me Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 12 August 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar takim të përbashkët me liderët e partive të ish-opozitës.

KosovaPress raporton se Kurti sërish iu ka kërkuar takim krerëve të partive opozitare për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Ndryshe nga ftesat e kaluara, KosovaPress ka mësuar se Kurti kësaj radhe ka kërkuar edhe takim të përbashkët me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.
Kurti ka mbajtur tri takime me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deri tani, ndërkaq një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, por që nuk kanë rezultuar me sukses.

-Advertisement-

Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy