Kurti: Lidhja e fuqishme me Gjermaninë vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 03 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, teksa thekson lidhjen e fortë mes dy vendeve.
Kurti thotë se lidhja e fuqishme mes dy vendeve tona vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani ndërkohë që kontribuojnë edhe në zhvillimin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
32 vjetori i bashkimit të Gjermanisë
Sot populli mik gjerman feston 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Kohë për të reflektuar mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike por edhe kohë për të çmuar miqësinë e veçantë mes dy popujve tanë që nuk bazohet vetëm në interesa strategjike, politike apo ekonomike, por lidhet edhe me konceptimin e njëjtë të të drejtave themelore të njeriut dhe të vlerave demokratike, liberale e sociale.
Lidhja e fuqishme mes dy vendeve tona vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani ndërkohë që kontribuojnë edhe në zhvillimin e Kosovës. Republika jonë i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e shumëfishtë që ajo na ka dhënë, për modelin që ka ngritur e që frymëzon një zhvillim të bazuar në punë, dije dhe ndershmëri, të cilin edhe ne e ndjekim, si dhe për modelin e bashkimit që ajo ka aplikuar tri dekada më parë duke sjellë zhvillim, demokratizim e paqe.
Me Gjermaninë së fundi kemi qenë bashkë edhe në dënimin e hershëm të agresionit rus mbi Ukrainën duke shprehur mbështetjen për popullin ukrainas dhe përpjekjen e tij çlirimtare. Gjithashtu në tejkalimin e krizave që i solli lufta si asaj me energji dhe inflacion të lartë ku vazhdojmë ta mbajmë bashkëpunimin në mënyrë që nga kjo gjendje e rëndë që e ka përfshirë Evropën dhe botën të dalim sa më mirë. Ata që ishin kundër bashkimit të Gjermanisë 30 vite më parë, e që tash po bëjnë luftë kriminale kundër Ukrainës, si atëherë, edhe tash tri dekada më vonë, do të humbin përsëri.
Kancelarit Olaf Scholz, Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe gjithë popullit mik gjerman i urojmë Ditën e Bashkimit!
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...