Kurti: Kosova me rritje prej 114% në eksportin e shërbimeve të TIK-ut
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 17 October 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sektori i TIK-ut është shtyllë e rëndësishme për ekonominë tonë, me bilanc tregtar të jashtëzakonshëm, me rritje prej 114% në eksportin e shërbimeve të TIK-ut në vitin 2022.
Kurti i bëri këto komente gjatë hapjes së përfaqësisë në Kosovë të kompanisë prestigjioze zvicerane SELISE në Parkun e Inovacioneve dhe Trajnimeve në Prizren.
Sipas një komunikate, kryeministri ritheksoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të ofruar mjedis të favorshëm për të bërit biznes.
Në takimin me kryetarin e bordit të SELISE, Kurt Weber, dhe drejtorin kryesor operativ në SELISE, Bobby Leu, Kurti tha se sektori i TIK-ut është shtyllë e rëndësishme për ekonominë tonë, me bilanc tregtar të jashtëzakonshëm, me rritje prej 114% në eksportin e shërbimeve të TIK-ut në vitin 2022.
Kryeministrit tha se Qeveria synon që avantazhet e digjitalizimit të arrijnë në çdo cep të Kosovës, e të mos lënë askënd mbrapa, duke veçuar lidhjen e fshatit të fundit me internetin brezgjerë gjatë këtij viti.
“Qeveria jonë është e përkushtuar për zhbllokimin e rritjes së mëtejshme brenda këtij sektori, duke u përafruar ngushtë me agjendën ambicioze për transformimin digjital në administratë publike, arsim”, shëndetësi dhe ekonomi, tha Kurti.
Duke theksuar angazhimin e Qeverisë, kryeministri veçoi trajnimin e më shumë se 3,500 të rinjve në fushën e TIK, ofrimin e kuponave të trajnimit për më shumë se 900 të rinj, ndarjen e 1 milion euro për bursa për vajzat që ndjekin studimet në fushat STEM në vitin 2021, si dhe dyfishimin e këtij buxheti në 2 milionë.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, me mbi 50 objekte, i shtrirë në një hapësirë prej mbi 40 hektarësh, u vlerësua si gurthemel i ekosistemit të inovacionit në vend. U theksua bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që po investon 8 milionë euro në ITP, me qeverinë gjermane, e cila ka investuar 5 milionë euro, në zhvillimin e infrastrukturës së këtij parku.
Duke biseduar për investimet tjera në ekosistemin e inovacionit, u veçua inaugurimi i Parkut për Teknologji Digjitale “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, investim ky prej 1.2 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Ekonomisë.
Të tjera
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...