Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 29 August 2026
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë sot pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën shqetësimet për diskriminimin institucional dhe bllokimin e mjeteve financiare për projektet e tyre. Nikoqir i këtij takimi ishte kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Në takim me përfaqësues politikë e organizata civile nga këto treva, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për Kosovën mbështetja ndaj shqiptarëve atje është përgjegjësi e vazhdueshme, ndërsa kërkoi që mjetet e bllokuara të zhbllokohen dhe projektet e miratuara të realizohen.
Ndër ta i pranishëm ishte edhe deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi.
Kryeministri në detyrë tha se këto mjete lidhen me dhjetëra projekte në kulturë, sport, arsim, media, gjuhë shqipe dhe mbështetje sociale, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi dy transfere të bllokuara në janar të këtij viti, me vlerë prej 304.500 euro, dhe në prill të po këtij viti, me vlerë prej 1.837.500 euro, apo më shumë se gjashtëfishi i shumës paraprake. Këto janë tri mjete që mbulojnë një arkitekturë të tërë programesh të rëndësishme për jetën e shqiptarëve. Janë 78 projekte të aprovuara në art, kulturë, dhe trashëgimi kulturore. Janë 23 projekte në sport. Janë 13 projekte për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare. Janë 7 organizata që punojnë me fëmijët me nevojat të veçanta. Janë edhe 15 aplikantë të arsimuar në fushën e informimit dhe të mediave në gjuhën shqipe. Vetëm këtu përbëjnë 186 projekte dhe organizata që janë aprovuar. Janë edhe 61 aplikime të familjeve të aprovuara të nxënësve që kanë humbur njërin ose të dy prindërit”, tha ai.
Kurti ka thënë se bllokimi i mjeteve për organizatat shqiptare në Kosovë nuk prek vetëm ato që kanë fituar projektet, por edhe nxënësit, studentët, praktikantët, fëmijët me nevoja të veçanta dhe gazetarët.
Sipas tij, dëmi nga mosndarja e këtyre mjeteve nuk mund të matet vetëm me shumën e parave, pasi pasojat lidhen me mundësitë që humbin qytetarët.
Kurti u ndal edhe te vizita e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në këto zona, duke e cilësuar si tregues të klimës me të cilën përballen shqiptarët atje.
Sipas tij, dallimi në trajtimin institucional të shqiptarëve dhe komunitetit serb është dëshmi e një problemi më të gjerë politik.
“Por shtypja nga shteti i Serbisë nuk shihet vetëm në statistika. Shihet edhe në gjuhë, shihet në sjellje, shihet në mënyrën se si reagon shteti. Pikërisht një javë më parë, kur presidenti i Serbisë, Vuçiq, vizitoi vetëm vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë, në Bujanoc dhe në një fshat të Preshevës, duke përdorur gjuhë stigmatizuese e denigruese ndaj shqiptarëve, dhe më pas është dëgjuar premtimi nga Vuçiqi për punësim nga BIA për 48 orë. Dhe ky kontrast është i rëndë. Kur shqiptari kërkon punësim në institucionet publike, përballet me barriera dhe nënpërfaqësim…. Dhe pikërisht për këtë arsye sot jam këtu jo vetëm për t’ju folur, por të bashkëbisedojmë. Qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e kemi ndërtuar në këtë linjë të përbashkët”, tha ai.
Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj asaj që e cilësoi si diskriminim sistematik, duke thënë se parimet evropiane për sundimin e ligjit, barazinë dhe mosdiskriminimin duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ai tha se Kosova do të vazhdojë ta dokumentojë dhe ndërkombëtarizojë këtë çështje, në mënyrë që ajo të adresohet edhe në Bruksel, Uashington dhe Strasburg.
Në fund, Kurti u shpreh se mbështetja për shqiptarët e këtyre trevave duhet të jetë e vazhdueshme dhe e shoqëruar me mekanizma konkretë institucionalë e buxhetorë.

T� tjera
-
Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukra...
-
Sa kushton sot një litër naftë dhe benzinë? Kjo është gjendja në tregun kosovar
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflekt...
-
“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, Janina Ymeri thotë se Kurti nuk e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaru...
-
Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Alb...
-
Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, de...
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...


































