Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 16 November 2026
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares, gjatë Forumit për Zgjerim 2026, të mbajtur në Bruksel.
“Kemi qenë të qartë gjatë këtij viti se kurrë nuk do të jemi pengesë ndaj dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kurrë nuk do të jemi pengesë që Kosova të afrohet me BE-në”, tha ai.
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së, krahas Qipros, Sllovakisë, Greqisë dhe Rumanisë, që nuk e njohin pavarësinë e shpallur nga Kosova në vitin 2008.
Si dëshmi se Spanja nuk do të jetë pengesë, shefi i diplomacisë spanjolle përmendi heqjen e vizave për Kosovën dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Madridit.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për të marrë një koment lidhur me qëndrimin e kryeplomatit spanjoll dhe është në pritje të përgjigjes.
Qytetarët e Kosovës, që nga janari i vitit 2024, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përfshirë edhe në Spanjë.
Megjithatë, në po të njëjtin forum, ministri irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, konfirmoi se qëndrimi i pesë shteteve anëtare, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, paraqet pengesë për përparimin e Prishtinës drejt strukturave evropiane.
Secili vend aplikant ka disa çështje që duhet t’i adresojë. Një numër shtetesh anëtare [të BE-së] nuk e njohin Kosovën. Kjo është sfidë për Kosovën dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta tejkalojmë aq lehtë“, tha Byrne.
Irlanda, aktualisht, mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së.
Sa u përket shteteve mosnjohëse, më herët gjatë vitit, komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaroi se zhvillimet ishin “inkurajuese”, kur ishte pyetur në Parlamentin Evropian se çfarë po bënte Komisioni Evropian sa u përket vendeve që nuk e njohin Kosovës.
“Sa u përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha Kos në prill të këtij viti, pa dhënë detaje të tjera.
Kosova ka ngecur në rrugën e saj evropiane. Prishtina aplikoi për anëtarësim në bllokun evropian në dhjetor të vitit 2022.
Komisioni Evropian rregullisht shpreh gatishmërinë për të nisur punën për opinionin mbi aplikimin e Kosovës, hapin që i paraprin marrjes së statusit të kandidatit. Megjithatë, që kjo të ndodhë, KE-ja duhet të mandatohet nga shtetet anëtare, të cilat për këtë çështje vendosin njëzëri.
Aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet përkatëse evropiane, teksa Kosova mbetet shteti i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar së voni se pozita e vendit në procesin e integrimit nuk pasqyron përparimin e arritur.
Në fillim të nëntorit ai sërish tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe nisjen e negociatave sa më shpejt.
“Kosova edhe më tej mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, dhe përveç përkrahjes politike nga Komisioni Evropian për të nisur procesin teknik, ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për t’i dhënë Komisionit mandatin politik për të nisur këtë proces”, deklaroi Kurti.
Mes folësve ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, si dhe liderë e zyrtarë nga shtetet e BE-së dhe nga vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit. Për të dytën herë, Kosova nuk mori pjesë në forum, pasi nuk u ftua nga Brukseli

T� tjera
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
































