Lajme

Kurti fton bizneset nga Malajzia që të investojnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 06 March 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takimin e parë ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam.

Duke i uruar mirëseardhje dhe mbarësi në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit Rastam mirënjohjen e tij për mbështetjen e Malajzisë ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin.

Diskutuan për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti e njohu ambasadorin Rastam me rezultatet dhe politikat e qeverisjes, progresin e shënuar në ekonomi dhe demokraci të vendit, dhe për ofertën e Kosovës për investimet të huaja. Me këtë rast, kryeministri u bëri ftesë bizneseve nga Malajzia që të vizitojnë dhe konsiderojnë Kosovën si vend për investime.

Ambasadori Rastam u shpreh i interesuar për të rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, teksa tha se Kosova dhe Malajzia gëzojnë miqësi të ngrohtë dhe të përzemërt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera