Lajme

Kurti flet pas formimit të qeverisë së re, paralajmëron protesta

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 05 June 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri e cila do të qeverisë, pasi sipas tij, me të do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi.

Kurti për REL thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato ai paralajmëron se do të vijnë shpejt.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera