Lajme

Kurti e Vitia vizituan foshnjën e parë të vitit 2023, zbulojnë emrin e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 01 January 2023

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë vizituar nënën nga Drenasi dhe foshnjën e saj që erdhi në jetë me të nisur viti 2023.

Teksa Kurti ka publikuar foto nga Gjinekologjia, ai ka zbuluar emrin e foshnjës, Dua Rrustemi.

“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Rafuna ka konfirmuar se foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë.

Mjeku theksoi se nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet.

Nëna e parë e 2023-s është nga Drenasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera