Lajme

Kurti e shfrytëzon konferencën e jashtëzakonshme për shpërthimin në Zubin Potok për t’i sulmuar mediat

Autori: Gazeta inFokus 00:31 | 30 November 2024

Në konferencën e jashtëzakonshme për media që mbajti kryeministri Albin Kurti nuk la pa sulmuar mediat, për të cilat, për disa prej tyre kërkoi nga qytetarët që t’i refuzojnë e të mos informohen prej tyre.

Kurti thotë se disa opinionistë e disa opozitarë, në mënyrë direkte e indirekte po i gëzohen asaj çka ndodhi sonte në Zubin Potok.

“Ju bëj thirrje të qytetarëve që të refuzojnë të informohen nga disa portale që ata i njohin shumë mirë, e që fatkeqësisht, ndonjëra më shumë, e ndonjëra më pak, janë bërë pjesë e një lufte hibride kundër Kosovës, popullit të Kosovës dhe popullit shqiptar mbarë. Është e domosdoshme që qytetarët të refuzojnë të mendojnë si disa opinionistë e disa opozitarë, që i gëzohen, dikush në mënyrë direkte, e dikush indirekte, asaj çka ndodhi sonte”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha se disa portale janë bërë pjesë e luftës hibride kundër Kosovës.

“Pikërisht pse Kosova ka një këso lirie të mediave, kemi edhe keqpërdorim. Një autor interesant thotë se: Kufiri i Lirisë është marrëzia, dhe mua më vjen keq, por ka njerëz që nuk janë duke u shprehur racionalisht e as logjikshëm dhe janë qartazi në dëmtim të Republikës sonë. Dhe interesit të përgjithshëm. Shihni se cka deklarojnë ambasadori amerikan, ambasadori i bashkimit evropian në Kosovë dhe shihni se cfarë thojnë disa të tjerë që spo ua përmendi emrat se populli i njeh fort mirë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera